Një aeroplan luftarak rumun, F-16, ka rrëzuar të premten, më një dron që po fluturonte në qiellin rumun, raporton Euronews . Presidenti rumun, Nicusor Dan, ka thënë se incidenti ka ndodhur rreth orës njëmbëdhjetë të paradites dhe se ka nisur një hetim për këtë rast. “Zona ishte e pabanuar, andaj piloti ka qenë në gjendje që të hapte zjarr pa asnjë rrezik” – ka shkruar ai në platformën X.
Duke ofruar hollësi të incidentit, ministria rumune e Mbrojtjes ka bërë të ditur se një aeroplan luftarak i bazës ajrore në Fetesti në Rumaninë lindore është aktivizuar, duke neutralizuar dronin, derisa misioni është kryer me një mision të mbikëqyrjes ajrore. Droni është neutralizuar në një “zonë të pabanueshme” rreth Padinës, në verilindje të kryeqytetit Bukuresht.
Pajisja pa pilot ishte vërejtur prej radarëve rreth orës të paradites së sotme rreth Detit të Zi, thuhet në njofitm. Pastaj kishte lëvizur drejt qytetit portual Sulina dhe drejt qytetit të Buzhaut, ka shtuar ministria në deklaratë.
Dy aeroplanë luftarakë italianë “Eurofighter Typhoon” janë ngritur nga baza “Mihail Kogalniceanu”, kanë pasur telashe, por janë shoqëruar edhe prej dy aeroplanëve rumunë F-16 për monitorimin e situatës, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes. Incidenti ka ndodhur pas një serie me inkursione dronësh në territorin rumun.
Në maj, një dron rus me eksploziv ishte përplasur në qytetin Gelati, duke shkaktuar zjarr në pullazin e një blloku banesash, duke lënduar dy persona. Muajin pasues, një dron detar ukrainas kishte shpërthyer në qytetin portual, Konstantë. Kievi kishte thënë atëherë droni ishte devijuar prej ndërhyrjes elektronike ruse.
Incidentet kishin shkaktuar shqetësime në mesin e zyrtarëve të BE-së, derisa shefja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, e kishte quajtur “pasojë të drejtpërdrejtë të luftës së Rusisë kundër Ukrainës”. Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com
