Policia njofton për masa të veçanta në trafik më 24 dhe 25 korrik në

0%

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 24 dhe 25 korrik do të zbatohen masa të veçanta për menaxhimin e trafikut për shkak të një koncerti që do të mbahet në Prishtina Mall. Sipas njoftimit, masat do të jenë në fuqi nga ora deri në përfundim të aktivitetit, me qëllim lehtësimin e qarkullimit dhe shmangien e ngarkesave në trafik.

Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që udhëtojnë në relacionin Prishtinë–Shkup dhe anasjelltas të përdorin Autostradën “Arbën Xhaferi”, për të shmangur vonesat dhe kolonat. Po ashtu, për vizitorët e koncertit janë organizuar autobusë falas të Trafikut Urban, me linjë nga Prishtina drejt Prishtina Mall dhe në drejtimin e kundërt.

Sipas planit të menaxhimit të trafikut, për automjetet që lëvizin nga Prishtina drejt Prishtina Mall, pas rrethit të Marigonës do të vendosen kona në shiritin e majtë të qarkullimit, i cili do të rezervohet për vizitorët e koncertit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndërsa, automjetet që vijnë nga drejtimi i Ferizajt do të kenë qasje në Prishtina Mall përmes rrugicës në anën e djathtë, para se të arrijnë te rrethi i qendrës tregtare, ndërsa në këtë drejtim do të vendosen kona në shiritin e djathtë të qarkullimit.

Policia ka kërkuar mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve, duke i ftuar ata të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve policorë dhe sinjalizimin e përkohshëm rrugor, me qëllim garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjes së trafikut.

Burimi: Telegrafi