Policia në veri sekuestron mbi 5.500 boksa cigare të kontrabanduara

0%

Shpërndaje në: Policia e Kosovës ka parandaluar dy raste të dyshuara të kontrabandimit me mallra në zonën kufitare të Bërnjakut, ku janë sekuestruar mijëra boksa cigare dhe një kamion që transportonte materiale metalike pa dokumentacion përkatës.

Sipas njoftimit të Policisë, zyrtarët policorë lokalizuan një automjet tip Audi me targa të huaja, i ndaluar dhe pa drejtues, për të cilin dyshohej se përdorej për kontrabandim të mallrave.

Më pas, gjatë kontrollit të një objekti dhe zonës përreth, policia gjeti dhe sekuestroi 5.550 boksa cigaresh të markave të ndryshme, si dhe 19 paketa cigaresh, që po ashtu dyshohen se ishin kontrabanduar. Lidhur me këtë rast, një person është intervistuar në cilësinë e dëshmitarit dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në një rast tjetër, gjatë të njëjtit operacion, policia ndaloi një kamion me targa të huaja që transportonte materiale metalike, ndërsa drejtuesi nuk posedonte dokumentacionin përkatës për mallin.

Edhe Kronikë 5 muaj më parë Policia gjen sërish armatim në një shtëpi të braktisur në Zveçan Me autorizim të Prokurorit të Shtetit, Dogana e Kosovës ka sekuestruar mallrat dhe dy automjetet për procedura të mëtejshme, ndërsa rasti i është kaluar Doganës për trajtim.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se do të vazhdojë operacionet e përbashkëta me institucionet kompetente për parandalimin dhe luftimin e kontrabandimit me mallra dhe veprimtarive të tjera të kundërligjshme.

Burimi: Koha