NPL “Kastrioti” në Obiliq rinovon hapësirat e shkollave

0%

NPL “Kastrioti” Obiliq ka njoftuar se kanë vazhduar punimet për mirëmbajtjen e objekteve shkollore, me qëllim krijimin e kushteve më të mira për nxënësit dhe stafin arsimor. Sipas njoftimit, punëtorët e operativës kanë realizuar punime të lyerjes së disa hapësirave të brendshme në SHFMU “Dr. Ibrahim Rugova” në Obiliq dhe SHFMU “Hasan Prishtina” në Milloshev.

NPL “Kastrioti” ka bërë të ditur se këto ndërhyrje synojnë përmirësimin e kushteve të punës dhe mësimit, si dhe krijimin e ambienteve më të pastra, më të sigurta dhe më funksionale për komunitetin shkollor.

Vazhdon pastrimi i institucioneve publike në Obiliq Punimet, sipas autoriteteve komunale, po zhvillohen sipas planit të paraparë gjatë periudhës kur nuk zhvillohet procesi mësimor, në mënyrë që objektet shkollore të jenë të gatshme për fillimin e vitit të ri shkollor.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi