Ndalohet një 24-vjeçar që shkaktoi aksident trafiku, drejtonte

0%

MPB Maqedoni njofton se dje (), rreth orës , në NJPB Koçan u njoftua se në rrugën rajonale Gërdovc–Zërnovc, 24-vjeçari D.N. nga fsh. Gradec, rrethina e Vinicës, duke drejtuar një automjet udhëtarësh “Opel” me targa të Vinicës, ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka dalë jashtë rrugës. “Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar bashkudhëtari S.S. (28) nga fsh.

Jakimovë, rrethina e Vinicës, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar drejtuesi i automjetit dhe bashkudhëtari D.A. (28) nga fsh. Istibanjë, rrethina e Vinicës. Lëndimet janë konstatuar në Institucionin e Shëndetit Publik – Koçan”.

“Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes nga ekipi hetimor i NjPB Koçan, është konstatuar se D.N. nuk posedonte patentë shoferi, ndërsa pas verifikimeve të kryera, është vërtetuar se ai ishte nën ndikimin e alkoolit, respektivisht se ka 1,69 promilë alkool në gjak”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Me urdhër të prokurorit publik, D.N. është privuar nga liria dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

Burimi: Telegrafi