Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare të Kosovës

0%

Qarkullimi në pikat kufitare të Kosovës po zhvillohet pa probleme në orët e para të mëngjesit, ndërsa pritjet për hyrje dhe dalje janë të shkurtra, shkruan Sinjali. Sipas të dhënave të fundit, në pothuajse të gjitha pikat kufitare pritjet zgjasin nga 2 deri në 5 minuta , si për hyrje ashtu edhe për dalje.

Përjashtim bën pika kufitare në Vërmicë , ku pritjet për hyrje janë pak më të gjata, duke lëvizur nga 5 deri në 10 minuta . Aktualisht nuk raportohet për kolona të gjata apo vonesa që do të ndikonin në qarkullimin e udhëtarëve, shkruan Sinjali.

Megjithatë, duke qenë se fundjava zakonisht sjell numër më të madh të udhëtarëve, pritet që gjatë orëve në vijim fluksi në pikat kufitare të rritet, gjë që mund të ndikojë edhe në zgjatjen e kohës së pritjes. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com