Kallëzim penal dhe procedurë disiplinore ndaj një polici nga Dibra,

0%

Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, i Hetimeve Kriminalistike dhe i Standardeve Profesionale pranë MPB-së drejtuar PThP Dibër, ngriti kallëzim kundër A.Sh. dhe A.P. mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale “falsifikimi i dokumentit”.

“I kallëzuari i parë, A.Sh., nëpunës policor në Stacionin Policor për Kalim Kufitar dhe Mbikëqyrje Kufitare Bllatë, gjatë vitit 2025, në një moped me leje qarkullimi të Zvicrës, për të cilin nuk ishte kryer procedura doganore dhe për të cilin nuk posedonte dokumentacion tjetër që ta drejtonte në qarkullim rrugor në vend, ka vënë një targë regjistrimi të Maqedonisë të një mopedi tjetër.

Më pas, mopedin ia ka shitur qytetarit të kallëzuar të dytë, A.P., i cili ishte në dijeni se mjeti nuk posedonte dokumentacion tjetër. Më , nëpunësit policorë e kanë ndaluar dhe ia kanë sekuestruan mopedin së bashku me lejen e qarkullimit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Departamenti i Kontrollit të Brendshëm ngriti edhe propozim për fillimin e procedurës disiplinore ndaj A.Sh. për shkelje të rendit dhe disiplinës së punës”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Burimi: Telegrafi