April Love Geary ka tërhequr vëmendjen gjatë pushimeve verore në Saint-Tropez, ku u shfaq me bikini bardhezi pranë bashkëshortit të saj, këngëtarit Robin Thicke. Modelja 31-vjeçare ekspozoi linjat e saj, ndërsa çifti shijoi disa ditë relaksi në rivierën franceze së bashku me tre fëmijët e tyre.
Robin Thicke, 49 vjeç, u fotografua pa bluzë me kostum banje të zi, ndërsa çifti kaloi kohë në plazh dhe u argëtua me një varkë me pedale, e pajisur edhe me një rrëshqitëse. Me ta ishin edhe vajzat Mia dhe Lola, si dhe djali Luca, shkruan DailyMail. Çifti, mes të cilëve ka një diferencë moshe prej 18 vitesh, është në lidhje që nga viti 2014, kur April ishte vetëm 19 vjeçe.
Pas një fejese gjashtëvjeçare, ata kurorëzuan dashurinë me martesë në Meksikë rreth 14 muaj më parë, ndërsa muajin e mjaltit e kaluan në ishullin privat The Brando në Tahiti. Gjatë qëndrimit në Francë, Robin dhe April morën pjesë edhe në një gala të organizuar në bordin e një jahti, ku këngëtari performoi këngën e tij më të re, “Looking Lovely”, së bashku me Shaggy.
