Alimi:  Ky është vetëm fillimi i një epoke të re!

0%

KF Shkëndija Haraçinë 77 shkruan historinë! Pas një rrugëtimi të gjatë me shumë punë, sakrificë dhe përkushtim, klubi nga Haraçina tashmë është pjesë e Ligës së Parë, duke hapur një kapitull të ri në historinë e saj. Kryetari i klubit, Sulejman Alimi, ka shprehur besimin se me bashkim, disiplinë dhe angazhim maksimal, Shkëndija do të vazhdojë të ecë drejt sukseseve të reja.

“Ky është një moment historik për klubin tonë. Do ta mbrojmë me krenari fanellën e Shkëndijës dhe do ta përfaqësojmë denjësisht Haraçinën dhe tifozët tanë. Uroj që ky sezon të jetë vetëm fillimi i shumë arritjeve të mëdha”, k a deklaruar Alimi. Tashmë sfida e re nis – me ambicie të mëdha, zemër të madhe dhe mbështetjen e tifozëve kuqezi.l

Burimi: Bota Sot