Zjarri kërcënon Toledon/ Evakuohen fshatra pranë Madridit, flakët

0%

Një zjarr i madh pyjor ka detyruar autoritetet spanjolle të evakuojnë disa zona pranë qytetit të Toledos, rreth 75 kilometra në jug të Madridit. Për shkak të përhapjes së shpejtë të flakëve, shërbimet e emergjencës dërguan alarme në telefonat celularë të banorëve, duke kërkuar largimin e menjëhershëm nga zonat më të rrezikuara.

Tre fshatra janë evakuuar plotësisht, ndërsa banorëve të një fshati të katërt u është kërkuar të qëndrojnë brenda banesave, me dyer dhe dritare të mbyllura, deri në një njoftim të dytë. Ky është vetëm zjarri më i fundit që godet Spanjën, ndërsa qindra zjarrfikës vazhdojnë prej ditësh operacionet për shuarjen e një tjetër vatre të madhe rreth 100 kilometra në veri të Madridit.

Temperaturat e larta, thatësira dhe era e fortë kanë favorizuar përhapjen e flakëve, duke e mbajtur vendin në gjendje të lartë alarmi për zjarret pyjore. Autoritetet vijojnë të monitorojnë situatën, ndërsa u bëjnë thirrje qytetarëve të respektojnë urdhrat e evakuimit dhe masat e sigurisë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot