Shpërndaje në: Me mbarimin e Kupës së Botës, ka filluar numërimi mbrapsht për Kupën e Botës 2030 në Spanjë, Portugali dhe Marok. Pyetja që shtrohet është se cili vend do ta presë finalen. A do të jetë Spanja me “Santiago Bernabeun”, apo Maroku me stadiumin “Hassan II” në Casablanca?
“Ky është një vendim që FIFA duhet ta marrë, dhe zgjedhjet presidenciale të planifikuara për mars të vitit të ardhshëm gjatë Kongresit të 77-të të FIFA-s mund të luajë një rol vendimtar”, shkruan “Mundo Deportivo”. Gianni Infantino ka njoftuar tashmë kandidaturën për një mandat të ri në krye të FIFA-s. Shumica e federatave kanë thënë se do ta mbështesin.
Detyrën e presidentit të FIFA-s, Infantino e mori në shkurt të vitit 2016.
