Sot nuk ka kufizim të qarkullimit për kamionët mbi 20 tonë

0%

Automjetet për transportin e mallrave me masë totale mbi 20 tonë do të mund të qarkullojnë pa kufizime gjatë ditës së enjte, më . Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave, nuk pritet të plotësohen kushtet për zbatimin e kufizimeve të përkohshme të qarkullimit.

“Për ditën e nesërme, nuk do të ketë kufizim të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë” – thuhet në njoftimin e Ministrisë një ditë më parë, më . Sipas Ministrisë, parashikimet meteorologjike do të monitorohen çdo ditë, ndërsa qytetarët dhe operatorët ekonomikë do të njoftohen në rast se plotësohen kushtet për aktivizimin e kufizimeve.

Edhe në njoftimet e publikuara më 21 dhe , Ministria kishte bërë të ditur se nuk do të kishte kufizime. Kufizime për automjetet mbi 20 tonë ishin zbatuar gjatë disa ditëve të korrikut, për shkak të temperaturave të larta.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në njoftimin e publikuar më , Ministria kishte bërë të ditur se kufizimi do të zbatohej në autoudhë nga ora deri në orën , pasi temperatura e parashikuar ishte 32 gradë Celsius ose më e lartë. Në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse, atë ditë ishte lejuar qarkullimi pa kufizime. Kufizime të qarkullimit, sipas njoftimeve të Ministrisë, kishte pasur edhe më 18 dhe .

Nga kufizimet përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore. Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, më , kishte marrë vendim për vendosjen e kufizimeve të përkohshme për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.

Sipas vendimit, kufizimi në autoudhë zbatohet në ditët kur Instituti Meteorologjik i Kosovës parashikon temperaturë maksimale prej 32 gradësh Celsius ose më të lartë. Në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse, kufizimi zbatohet kur parashikohet temperaturë maksimale prej 35 gradësh Celsius ose më e lartë. Në të dyja rastet, kufizimi vlen nga ora deri në orën .

Ministria është zotuar se çdo ditë, pas orës , do të publikojë njoftimin për zbatimin apo moszbatimin e kufizimeve gjatë ditës pasuese.

Burimi: Kallxo