Ndërkohë që protesta hyn sot në ditën e saj të 54-t, qytetarët mblidhen sot në orën para godinës së Kuvendit të Shqipërisë, ndërkohë që mbahet seanca e fundit plenare. Kërkesa e panegociueshme e qytetarëve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.
Protestuesit kanë deklaruar se qëllimi i protestës është që t’u përcillet deputetëve mesazhi se qytetarët nuk ndihen të përfaqësuar nga parlamenti aktual dhe kërkojnë reagim ndaj shqetësimeve të tyre. Me pankarta dhe thirrje kundër qeverisë, protestuesit kanë përsëritur sloganin “Nuk na përfaqësoni!”, ndërsa kanë kërkuar ndryshime politike.
“T’i tregojmë parlamentit që nuk na përfaqësojnë dhe që nuk jemi të kënaqur me punën që ata bëjnë. Në ditët e ardhshme kemi përgatitur disa gjëra interesante”, kanë deklaruar aktivistët. Të martën, qytetarët protestuan para Kuvendit, duke brohoritur slogane si “Parlamenti i krimit”, “Rama, jep dorëheqjen” dhe “Nuk na përfaqësoni”.
