Rama: Eliminohen gypat e azbestit në kuadër të transformimit të

0%

Kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama ka njoftuar se në kuadër të punimeve për transformimin e Sheshit “Xhorxh Bush” ka nisur eliminimi i gypave të azbestit nga infrastruktura ekzistuese. Sipas Ramës, largimi i këtyre gypave është pjesë e ndërhyrjeve për modernizimin e infrastrukturës dhe krijimin e një hapësire më të sigurt dhe funksionale për qytetarët.

Punimet në këtë zonë po vazhdojnë në kuadër të projektit për transformimin e sheshit, ndërsa ekipet përgjegjëse janë duke realizuar ndërhyrjet e planifikuara në terren.

Burimi: Telegrafi