Protesta jashtë Kuvendit të Shqipërisë, Balla: Nuk është paqësore,

0%

Pas përshkallëzimit të tensioneve dhe përplasjeve fizike jashtë godinës së Kuvendit, ka reaguar Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Balla në një postim në Facebook shkruan se kjo nuk është paqësore, por terrorizëm. “Kjo nuk është më protestë paqësore, është terrorizëm. Gjaku i policisë është gjaku i shtetit.

Kush ngre dorë kundër punonjësit të policisë, ka ngritur dorë kundër shtetit”, shkruan ai, gjersa ka publikuar një video të një polici të gjakosur në kokë.

Burimi: Telegrafi