Ministri në detyrë i Infrastrukturës Dimal Basha ka njoftuar se po vazhdojnë punimet për mirëmbajtjen e rrugëve në mbarë vendin, përfshirë edhe ndërhyrjet në nyjën rrugore të Kijevës (M9). Sipas Bashës, në këtë segment rrugor po realizohet sanimi i skarpatës dhe pastrimi i rrugës, me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion dhe përmirësimin e infrastrukturës rrugore.
Basha: Punimet në rrugën Kijevë–Zahaq po vazhdojnë, bajpasi te Ura e Dollcit pritet të lirohet brenda shtatë ditësh Ai ka theksuar se punimet do të vazhdojnë edhe në lokacione të tjera, në kuadër të angazhimeve për mirëmbajtjen e rrjetit rrugor në nivel vendi.
