Një muaj paraburgim për të dyshuarit që tentuan të tjetërsojnë 21

0%

Gjykata Themelore në Mitrovicë ua ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurve N.A. dhe B.B., të cilët dyshohen se kanë tentuar të sigurojnë dokumentacion noterial me qëllim të tjetërsimit të kundërligjshëm të 21 pronave të paluajtshme.

Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Hateme Haxhaj, e cila bëri të ditur se të dyshuarit ngarkohen me veprën penale të falsifikimit të dokumenteve. “Të pandehurve u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditësh, e cila llogaritet nga data dhe do të zgjasë deri më ”- deklaroi Haxhaj.

Sipas Prokurorisë Themelore në Mitrovicë , të dyshuarit kanë tentuar të sigurojnë përpilimin dhe vërtetimin e një autorizimi noterial për disponimin mbi shitblerjen e 21 pronave të regjistruara në emër të një personi tjetër, pa dijeninë dhe pa pëlqimin e pronarit legjitim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Hetimet paraprake tregojnë se për këtë qëllim është përdorur një dokument identifikues i falsifikuar, i cili përmbante të dhënat personale të pronarit të pronave, por fotografinë e një personi tjetër. Sipas Prokurorisë, ky person dyshohet se ishte përgatitur të paraqitej para noterit me identitet të rremë dhe të nënshkruante autorizimin përkatës.

Autoritetet bëjnë të ditur se tentimi është parandaluar para përfundimit të aktit noterial, pasi gjatë verifikimit të dokumentacionit janë evidentuar mospërputhje në të dhënat identifikuese, duke ngritur dyshime për autenticitetin e dokumenteve të paraqitura. Në kuadër të hetimeve janë arrestuar dhe intervistuar tre persona.

Po ashtu, janë sekuestruar dokumente, pajisje elektronike, një automjet dhe sende të tjera që dyshohet se mund të shërbejnë si prova në procedurën penale. Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur më , rreth orës , në rrugën “Çlirimi” në Mitrovicë.

Burimi: Kallxo