Shpërndaje në: Konsultimet për konstituimin e institucioneve të reja janë ndikuar nga zhvillimet në Lidhjen Demokratike, delegatë të së cilës kanë iniciuar thirrjen e Kuvendit të përgjithshëm për ta shkarkuar kryetarin Lumir Abdixhiku.
Në këtë parti nuk kanë treguar datën e Kuvendit, ndërkaq kanë dhënë emrin e njërit prej kandidatëve që do të mund ta zëvendësonte Abdixhikun Delegatë të Lidhjes Demokratike kanë shprehur nevojën që Kuvendi i partisë të prodhojë ndryshim, por jo edhe përçarje.
Delegatja Shqipe Pantina, ka thënë se partia ka nevojë për ndërrim të lidershipit dhe të qasjes politike, me qëllim që të rikthehet si subjekt fitues në nivel vendi. Sipas saj, nënkryetari i tanishëm i LDK-së duhet t’ia zërë vendin Lumir Abdixhikut.
“Në rrethanat çfarë jemi aktualisht, unë mendoj se Lutfi Haziri do të ishte një person i duhur për ta drejtuar LDK-në, të paktën deri në zgjedhjet e ardhshme dhe pastaj të jetë gara e hapur”, ka thënë Pantina. KOHA ka pyetur Hazirin nëse do t’i futet garës për kryetar, por nuk ka marrë përgjigje të enjten.
Edhe Arbëri 9 muaj më parë Kujtesa e sakrificës dhe fitores së shtetit në Banjskë Rreth 150 delegatët e Kuvendit të LDK-së kanë dhënë nënshkrimet për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm të partisë me qëllim shkarkimin e kryetarit Abdixhiku.
Pantina ka thënë se nisma është pasojë e mungesës së reflektimit pas zgjedhjeve të 7 qershorit dhe mosmarrjes së përgjegjësisë për rezultatin nga kryetari Abdixhiku. “Nëse tani nuk është momenti i duhur, kur do të ishte ai moment?
Ky moment ka rrjedhur si pasojë e zgjedhjeve të përgjithshëm, ku edhe në dhjetorin e vitit të kaluar kishim të njëjtin proces, dallimi ishte që zotëri Abdixhiku e ofroi dorëheqjen.
Kurse kësaj radhe ajo çka i nxiti delegatët të mbledhin nënshkrimet për ta zgjedhur kuvendin ishin mosgatishmëria e zotëri Abdixhikut për të reflektuar dhe për të dhënë përgjegjësinë për rezultatin e dobët zgjedhor”, ka thënë ajo.
E ish-kandidati i LDK-së për deputet nga diaspora Niq Krasniqi, ka theksuar se mbledhja e nënshkrimeve nga delegatët e bën të pashmangshme mbajtjen e Kuvendit, duke u bazuar në Statutin e partisë. Ai ka kërkuar që procesi të zhvillohet me bashkëpunim mes strukturave të partisë dhe kuvendi të thirret sa më shpejt.
“Kultura e bashkëpunimit duhet të mbizotërojë edhe në kuvendin e jashtëzakonshëm dhe kjo është pika bazike sa i përket procesit. Kurse për epilogun, ky kuvend duhet të prodhojë një situatë. Nga ky kuvend nuk duhet të dilet pa një kryetar, qoftë rikonfirmim i kryetarit Abdixhiku ose qoftë për të zgjedhur një kryetar tjetër”, është shprehur Krasniqi.
Kërkesa për votëbesim ndaj Abdixhikut, është iniciuar pas pakënaqësive të shfaqura brenda partisë lidhur me rezultatin në zgjedhjet e 7 qershorit. LDK-ja ka dalë parti e tretë me më pak se 17 për qind të votave, që ia kanë siguruar 18 ulëse në Kuvend.
Edhe Arbëri 36 min. më parë BE-ja u bën thirrje partive politike të përmbahen nga presioni mbi KGJK-në për gjyqtarët serbë KOHA ka pyetur sekretarin e LDK-së Ilir Ferati se a është caktuar datën e mbajtjes së kuvendit, por nuk është përgjigjur. E, para disa ditësh, ka thënë se Kuvendi i partisë synohet ta mbahet para 7 gushtit, që është data e fundit për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
