Musk sfidon Christopher Nolan, premton një “Odise” të krijuar nga AI

0%

Elon Musk ka thënë se platforma e tij me Al, Grok, “do të rikrijojë” filmin e Odiseut në muajt në vijim. Trilioneri e bëri deklaratën vetëm disa ditë pasi versioni i suksesshëm i eposit të lashtë grek nga Christopher Nolan u publikua në kinematë anembanë botës.

“Para se të mbarojë ky vit, Grok Imagine do të bëjë një film të gjatë të Odisesë që është historikisht i saktë dhe besnik ndaj artit të Homerit”, deklaroi Musk. Shefi i Tesla-s nuk i ka mbajtur të fshehta mendimet e tij në lidhje me Nolan. Më herët këtë muaj ai nisi një sulm të ashpër ndaj regjisorit për vendimet e tij në përzgjedhjen e aktorëve.

Burimi: Telegrafi