Ministria e Bujqësisë ka bërë të ditur të enjten se ka zgjatur edhe për 10 ditë afatin për aplikim në Programin e Pagesave Direkte 2026, duke u dhënë fermerëve më shumë kohë për të përfunduar procedurat e aplikimit. Sipas vendimit të ministrit Armend Muja, afati shtesë ka hyrë në fuqi më 22 korrik dhe do të zgjasë deri më , në orën .
Aplikimet vazhdojnë të pranohen në Drejtoritë Komunale për Bujqësi në komunat përkatëse. Përmes një njoftimit, MBPZhR ka treguar se Programi i Pagesave Direkte 2026 është ridizajnuar në përputhje me harmonizimin gradual me Politikat e Përbashkëta Bujqësore të Bashkimit Evropian dhe përfshin katër shtylla kryesore të mbështetjes.
Ato janë pagesa bazë për të ardhura sipas sipërfaqes për kulturat bujqësore të pranueshme, pagesat rishpërndarëse për hektarët e parë të fermës dhe fermerët e rinj, pagesat e lidhura me prodhimin dhe cilësinë për sektorët prioritarë të bujqësisë dhe blegtorisë, si dhe eko-skema për prodhimin organik dhe praktikat e qëndrueshme bujqësore.
Ministria u ka bërë thirrje fermerëve që ende nuk kanë aplikuar të shfrytëzojnë afatin shtesë dhe të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm sipas kategorisë së mbështetjes për të cilën aplikojnë.
Po ashtu, rikujtohet se kriteret e pranueshmërisë dhe dokumentacioni i kërkuar ndryshojnë sipas sektorëve dhe masave mbështetëse, ndërsa kontrollet administrative dhe ato në terren do të zhvillohen në përputhje me dispozitat e Udhëzimit Administrativ Nr. 02/2026 për Pagesat Direkte në Bujqësi.
Për informata shtesë lidhur me kriteret, dokumentacionin dhe procedurat e aplikimit, fermerët janë inkurajuar t’u drejtohen MBPZhR-së, Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB) ose Drejtorive Komunale për Bujqësi.
