​Edhe 67 oficerë diplomojnë në akademinë ushtarake të Shqipërisë, 10

0%

Dhjetë oficerë të rinj nga Kosova diplomuan me sukses në Akademinë e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Ata ishin pjesë e një gjenerate prej 67 kadetëve, që u diplomuan mbrëmë me një ceremoni të organizuar në Tiranë, e ku krahas ministrave të mbrojtjes së të dyja vendeve, Ermal Nufit dhe Ejup Maqedoncit, mori pjesë edhe vet kryeministri I Shqipërisë, Edi Rama.

Në një postim të tij, ministri kosovar, Maqedonci falënderoi Shqipërinë për ofrimin e kushteve që edhe ushtarakët kosovarë të përfitojnë nga studimet, shkollimet dhe trajnimet në institucionet ushtarake të Republikës së Shqipërisë.

“ Vetëm gjatë vitit 2026, qindra ushtarakë nga Kosova janë duke ndjekur ose janë të planifikuar të ndjekin programe të ndryshme të edukimit dhe trajnimit ushtarak, duke dëshmuar nivelin e lartë të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona dhe angazhimin e përbashkët për zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse”, shkroi ai.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot