Duka reagon

0%

Në mbledhjen e sotme, Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së, miratoi rregullin për aktivizimin e detyrueshëm të lojtarëve të rinj në kampionatet kombëtare, i cili do të hyjë në fuqi duke nisur nga sezoni sportiv 2026–2027. Vetë kreu i FSHF-së, Armand Duka ka reaguar pas këtij lajmi përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook. “E ardhmja nuk pret.

Ajo ndërtohet me vendime të guximshme. Më shumë besim te talentet tona. Më shumë mundësi për brezin e ri. Një vizion i qartë për zhvillimin e futbollit shqiptar ”, shkruan Duka. Në fakt, kishte kohë që është kërkuar nga tifozët, analistët dhe vetë protagonistët e futbollit vendas, miratimi i një rregulli të tillë.

Në vendet fqinje është miratuar prej kohësh dhe i ka dhënë direkt frytet e para.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot