Bujar Roka – një emër që nuk harrohet

0%

Bujar Roka – një emër që nuk harrohet Në fund të viteve të 70-ta dhe gjatë viteve të 80-ta, Bujar Roka ishte një nga futbollistët më të spikatur të futbollit të Kosovës. Me paraqitjet e tij në fanellën e Vëllaznimit të Gjakovës, ai la gjurmë të pashlyeshme në kohën kur skuadra garonte në Ligën e Dytë të ish-Jugosllavisë, Grupi i Lindjes.

Roka (e mbante në shpinë numrin 7-të) u dallua për teknikën, shpejtësinë dhe instinktin e golashënuesit, duke qenë një prej lojtarëve kyç të Vëllaznimit në atë periudhë. Një nga momentet më të paharrueshme të karrierës së tij është më 23 nëntor të vitit 1986, në stadiumin e Gjakovës, para rreth 5.000 shikuesve.

Sipas gazetës “Rilindja” me autor Blerim Vula, në përballjen ndaj Radit të Beogradit, Bujar Roka arriti të mposhtë portierin Radaça, duke realizuar golin e Vëllaznimit në minutën e 41-të. Ndeshja përfundoi me rezultatin 1:1.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot