Bogujevci priti organizatorët e “Xhade Fest”

0%

Ministrja në detyrë e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, së bashku me zëvendësministren në detyrë të këtij institucioni, Nora Arapi Krasniqi, kanë pritur në takim përfaqësuesit e organizatës “LIVRIT” nga Presheva, Ajxhan Esatin dhe Art Veliun, organizatorë të festivalit “Xhade Fest”.

Gjatë takimit u diskutua për edicionin e sivjetmë të festivalit dhe përgatitjet për organizimin e tij. “Xhade Fest”, i cili organizohet tash e katër vite në Preshevë, sjell artistë nga rajoni përmes muzikës, shfaqjeve teatrale, punëtorive dhe paneleve, duke krijuar një hapësirë për promovimin e artit, kulturës dhe bashkëpunimit kulturor.

Ministrja Bogujevci vlerësoi angazhimin e organizatorëve në zhvillimin e një ngjarjeje që përmes kulturës i jep zë skenës artistike të Preshevës dhe krijon ura lidhëse mes artistëve dhe komuniteteve të rajonit. Edicioni i sivjetmë i “Xhade Fest” ka nisur sot në Preshevë dhe do të vazhdojë deri më 25 korrik, me një program të pasur aktivitetesh kulturore dhe artistike.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot