Arteta zgjedh pasuesin e Rogers, Arsenali nis kontaktet për yllin e

0%

Arsenali ka nisur lëvizjet për transferimin e Yan Diomande, me sulmuesin anësor të RB Leipzig që është shndërruar në një nga objektivat kryesorë të Mikel Artetas për afatin kalimtar të verës. Sipas gazetarit Ben Jacobs, klubi londinez ka zhvilluar kontaktet e para me përfaqësuesit e 19-vjeçarit nga Bregu i Fildishtë për të shqyrtuar mundësinë e një transferimi.

Arsenali u detyrua të kërkojë alternativa pasi Chelsea është shumë pranë transferimit të Morgan Rogers për 117 milionë euro. Tani vëmendja është përqendruar te Diomande, edhe pse RB Leipzig nuk ka ndërmend ta lëshojë lehtë talentin e tij. Klubi gjerman dëshiron ta mbajë sulmuesin edhe të paktën një sezon dhe po punon për rinovimin e kontratës së tij.

Për ta penguar largimin, Leipzig i ka vendosur lojtarit një vlerë prej rreth 120 milionë eurosh, shumë që e bën çdo marrëveshje mjaft të vështirë. Nga ana tjetër, vetë Diomande preferon të luajë në krahun e djathtë të sulmit, aty ku beson se mund të ketë më shumë hapësira dhe minuta në fushë. Ky detaj ka qenë pjesë e diskutimeve që agjentët e tij kanë zhvilluar gjatë javëve të fundit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Megjithatë Arsenali nuk është i vetëm në garë, Paris Saint-Germain konsiderohet favorit për nënshkrimin e lojtarit, pasi raportohet se ka arritur marrëveshje personale me futbollistin për një kontratë pesëvjeçare dhe po negocion me RB Leipzig për formulën e transferimit.

Interesim për Diomande ka shfaqur edhe Liverpooli, i cili po e monitoron nga afër situatën, duke e parë si një opsion për të ardhmen në repartin ofensiv. Në të njëjtën kohë, Arsenali po mban të hapur edhe pistën e Julian Alvarez. Sulmuesi argjentinas raportohet se ka mosmarrëveshje me Atletico Madridin dhe preferon një transferim te Barcelona.

Megjithatë, klubi madrilen nuk dëshiron ta shesë te një rival direkt në La Liga për një shumë më të ulët se klauzola e lirimit prej 500 milionë eurosh, gjë që mund ta rikthejë Arsenalin në garë gjatë muajit gusht.

Ditët në vijim pritet të jenë vendimtare për drejtuesit e Arsenalit, të cilët duhet të vendosin nëse do të bëjnë një ofertë konkrete për Yan Diomande apo do të presin zhvillimet rreth të ardhmes së Julian Alvarez.

Burimi: Telegrafi