Tropojë/ Konflikti mes fqinjëve përfundon me dh*nimin e një

0%

Një konflikt mes fqinjëve në Tropojë ka përfunduar me dhunimin e një 60-vjeçari, i cili për shkak të dëmtimeve të marra është transportuar për mjekim në Spitalin Universitar të Traumës në Tiranë. I lënduari është identifikuar si Man Nezaj, ndërsa po merr trajtim mjekësor për plagët e pësuara.

Sipas të afërmve të tij, përplasjet mes palëve kanë qenë të përsëritura, ndërsa pretendohet se konflikti është përshkallëzuar deri në dhunë. Ndërkohë, autoritetet pritet të zbardhin rrethanat e ngjarjes dhe të sqarojnë përgjegjësitë lidhur me këtë konflikt.

Burimi: Bota Sot