Shakira dhe Beyonce mahnisin fansat me pamjen rinore në një fotografi

0%

Shakira dhe Beyoncé kanë tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale pasi u shfaqën së bashku në një fotografi të realizuar gjatë finales së Kupës së Botës, duke mahnitur fansat me pamjen e tyre rinore.

Këngëtarja kolumbiane, 49 vjeçe, dhe superylli amerikan, 44 vjeçe, buzëqeshnin pranë njëra-tjetrës në një moment që u bë shpejt viral, ndërsa shumë ndjekës komentuan se ato duken pothuajse njësoj si më shumë se dy dekada më parë.

Fotografia ngjalli reagime të shumta, me fansat që vlerësuan elegancën dhe sharmin e dy artisteve, të cilat prej vitesh konsiderohen ndër ikonat më të mëdha të muzikës botërore. Shakira dhe Beyonce Shakira dhe Beyoncé kanë bashkëpunuar në të kaluarën në hitin “Beautiful Liar”, ndërsa ribashkimi i tyre në një ngjarje kaq të madhe sportive u prit me entuziazëm nga admiruesit e të dyja yjeve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Shakira dhe Beyonce

Burimi: Bota Sot