Rregullat e La Ligës e ndalojnë Adeyemin të mbajë numrin e dëshiruar

0%

Karim Adeyemi donte të vishte fanellën me numër 27 pas transferimit të tij te Barcelona, por rregulloret e La Ligas e pengojnë atë ta bëjë këtë. Ndërsa numri ka një rëndësi të veçantë për sulmuesin gjerman , duke e shoqëruar atë në disa faza të karrierës së tij, rregullat e La Ligës diktojnë që lojtarët e regjistruar në ekipin e parë mund të mbajnë vetëm numrat e skuadrës nga 1 deri në 25.

Sipas gazetës Sport , numrat 26 e lart janë të rezervuar vetëm për lojtarët e ekipit rezervë ose ata që nuk janë regjistruar ende zyrtarisht me skuadrën e parë. 🚨🎖️| ÚLTIMA HORA: Karim Adeyemi pidió llevar el dorsal #27 en el #FCBarcelona , pero las normas de LALIGA no lo permiten.

Por ello, tendrá que elegir otro número. [ @monfortcarlos ] pic.twitter.com/0ZXcITjICF — FCBInformatiu (@FCBInformatiu) July 22, 2026 Si pasojë, sulmuesi gjerman 24-vjeçar do të duhet të zgjedhë një numër tjetër të disponueshëm. Adeyemi ka qenë në Kataluni për një javë dhe tashmë i ka kaluar vizitat mjekësore.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Barcelona do t’i paguajë Borussia Dortmund 22 milionë euro plus 7 milionë euro shtesë në bonuse që lidhen me performancën. Të dy klubet aktualisht po finalizojnë dokumentet, me vetëm formalitete të vogla administrative që kanë mbetur. Barcelona pret të njoftojë zyrtarisht nënshkrimin këtë të mërkurë dhe ta prezantojë atë para mediave të enjten.

Burimi: Telegrafi