Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për përfshirje në veprën penale “Vjedhje”. Sipas njoftimit, Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, po kërkon informacione që do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografitë e publikuara.
Policia u bën thirrje të gjithë qytetarëve që kanë ndonjë informacion të kontaktojnë në numrin: -192 ose përmes emailit [email protected] .
Burimi:
Bota Sot
