Po tentonte të rikthente energjinë elektrike gjatë orëve të stuhisë,

0%

Një elektricist 55-vjeçar, punonjës i OSHEE-së, ka ndërruar jetë në Himarë. A2CNN mëson se i ndjeri ka qenë në detyrë gjatë orëve të mbrëmjes, kur Himara dhe Saranda u përballën me një stuhi të fortë. Ai ndërroi jetë ndërsa po tentonte të rikthente energjinë elektrike, gjatë momenteve të shkëputjes.

Stuhia e shoqëruar me erëra të forta solli shkëputje të energjisë elektrike, ndërkohë që pati pemë të rrëzuara dhe automjete të dëmtuara. (A2 Televizion)

Burimi: Telegrafi