Tre persona janë përfshirë në një përleshje fizike në një rast të dhunës në familje që ka ndodhur në Gjilan. Policia njofton përmes raportit se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës. Të përfshirë në rast janë dy meshkuj kosovarë dhe një grua shtetase e huaj, të cilët dyshohet se janë përleshur fizikisht mes vete. Si pasojë e incidentit, të tre kanë pësuar lëndime trupore.
Dy prej tyre kanë marrë trajtim mjekësor, ndërsa personi i tretë ka refuzuar trajtimin. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. “Gjilan / – . Raportohet se janë përleshur fizikisht tre të dyshuar, dy meshkuj kosovarë dhe një femër shtetase e huaj. Si pasojë e kësaj, të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore, dy nga ta kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa një ka refuzuar.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”.
