Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, shi e shtrëngata

0%

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se Shqipëria të mërkurën do të jetë në ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. SHMU njofton se moti parashikohet me vranësira të cilat pas orëve të mëngjesit do të vijnë në pakësim.

Reshjet e shiut me intensitet të ulët parashikohen të jenë prezentë që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit në veri dhe qendër të vendit, lokalisht shtrëngata shiu shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Gjatë ditës reshjet e shiut me intensitet të ulët lokalizohen vetëm përgjatë relieveve malore të vendit, në mbrëmje ndërprerje të reshjeve të shiut në të gjithë vendin. Era me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila hera-herës pritet të fitojë shpejtësi deri në 15m/s. Valëzim në det të forcës 2-4 ballë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi