Kupa e Botës 2030 – si do të duket? Gjashtë vende organizatore, 20

0%

Kupa e Botës 2030 pritet të jetë edicioni më i veçantë në historinë e turneut, pasi ndeshjet do të zhvillohen në gjashtë shtete dhe në tri kontinente. FIFA tashmë ka konfirmuar se organizatorët kryesorë do të jenë Spanja, Portugalia dhe Maroku, ndërsa disa ndeshje do të luhen edhe në Uruguai, Argjentinë dhe Paraguai për të shënuar 100-vjetorin e Kupës së Botës.

Turneu do të zgjasë më shumë se një muaj Kupa e Botës 2030 do të nisë më 8 qershor dhe do të përfundojë më 21 korrik. Megjithatë, turneu do të ketë dy data zyrtare nisjeje. Më 8 dhe 9 qershor do të zhvillohen tri ndeshjet përkujtimore në Amerikën e Jugut, ndërsa pjesa kryesore e turneut do të fillojë më 13 dhe 14 qershor në Spanjë, Portugali dhe Marok.

Pas këtyre ndeshjeve, kombëtaret e përfshira do të kenë rreth 11 deri në 12 ditë kohë për të udhëtuar drejt Evropës dhe për t’u përshtatur me ndryshimin e orarit, përpara se të zhvillojnë ndeshjet e dyta të fazës së grupeve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Uruguai, Argjentina dhe Paraguai fillimisht kishin kandiduar bashkërisht për të organizuar të gjithë turneun, por FIFA vendosi që pjesa më e madhe e Kupës së Botës t’i besohej Spanjës, Portugalisë dhe Marokut, ndërsa tri vendet e Amerikës së Jugut do të organizojnë vetëm ndeshje simbolike për të nderuar 100-vjetorin e kompeticionit.

Uruguai ishte vendi organizator dhe fitues i Kupës së parë të Botës në vitin 1930, Argjentina ishte finaliste e atij edicioni, ndërsa Paraguai u përfshi pasi aty u themelua CONMEBOL, konfederata e parë kontinentale e futbollit. Stadiume me mbi 100 mijë vende Një nga risitë më të mëdha do të jenë stadiumet gjigante.

Stadiumi Monumental në Buenos Aires pritet të zgjerohet në rreth 100 mijë vende, duke rikthyer një impiant me këtë kapacitet në Kupën e Botës për herë të parë që nga viti 1986. Camp Nou gjithashtu pritet të përfundojë rikonstruksionin deri në vitin 2030 dhe do të ketë kapacitet prej rreth 105 mijë spektatorësh.

Ndërkohë, Maroku po ndërton stadiumin Hassan II në Casablanca, i cili planifikohet të ketë plot 115 mijë vende dhe mund të bëhet stadiumi më i madh i përdorur ndonjëherë në historinë e Kupës së Botës. Ky impiant është tashmë një kandidat serioz për të organizuar finalen, duke sfiduar “Santiago Bernabeun”, që deri tani konsiderohej favorit.

Spanja do të ketë më shumë qytete organizatore Portugalia pritet të përdorë tre stadiume, ndërsa Maroku gjashtë. Spanja do të jetë vendi me numrin më të madh të stadiumeve, me nëntë impiante të përzgjedhura.

Në listë pritet të jenë “Santiago Bernabeu” dhe “Metropolitano” në Madrid, “Camp Nou” dhe stadiumi i Espanyolit në Barcelonë, “La Cartuja” në Sevilla, si dhe stadiumet në Bilbao, San Sebastian, Zaragoza dhe Las Palmas.

Disa qytete, si Malaga dhe La Coruna, kanë hequr dorë nga organizimi, ndërsa Valencia vazhdon garën me projektin e stadiumit të ri Mestalla, ndërtimi i të cilit ka nisur që në vitin 2007 dhe pritet të përfundojë në vitin 2027. A do të marrë pjesë 64 kombëtare? Një tjetër risi që po shqyrtohet është zgjerimi i turneut nga 48 në 64 kombëtare.

Ideja u propozua nga CONMEBOL si një përjashtim vetëm për edicionin jubilar të vitit 2030. Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka konfirmuar se propozimi do të shqyrtohet pas përfundimit të Kupës së Botës 2026. Sipas tij, zgjerimi do t’u jepte më shumë vendeve mundësinë për të ëndërruar pjesëmarrjen në Kupën e Botës dhe do të nxiste zhvillimin e futbollit në mbarë botën.

Aktualisht, FIFA numëron 211 federata anëtare dhe pjesëmarrja e 64 kombëtareve do të përfshinte mbi 30 për qind të tyre. Megjithatë, ende nuk është marrë një vendim përfundimtar, edhe pse suksesi i formatit me 48 skuadra në Kupën e Botës 2026 ka rritur ndjeshëm gjasat që turneu i vitit 2030 të zgjerohet edhe më shumë./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi