Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës (ATK), Inspektoratin Qendror të Punës, Inspektoratin Qendror të Ministrisë së Tregtisë dhe me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren, kanë zhvilluar inspektime në disa auto-parkingje në Prizren dhe Suharekë, në kuadër të hetimeve për veprën penale “Shmangie nga tatimi”.
Organet e rendit sqaruan se inspektimet kanë ndodhur më datë . Sipas njoftimit të Policisë, gjatë inspektimeve janë evidentuar shkelje të ndryshme për të cilat janë ndërmarrë veprime përkatëse nga institucionet kompetente.
“Lidhur me rastin, Policia e Kosovës me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren dhe në bashkëpunim me institucionet tjera ligj zbatuese si: Administrata Tatimore e Kosovës, Inspektorati Qendror i Punës, Inspektorati Qendror i Ministrisë së Tregtisë, ka ndërmarrë veprime ndaj disa auto parkingjeve ku janë evidentuar shkelje të ndryshme, ndaj të cilave janë ndërmarrë veprimet përkatëse nga institucionet kompetente.” – thuhet në raportin policor më .
