Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se është hapur për qarkullim rruga “Agim Ramadani”. “Pas një pune të pandalshme, edhe gjatë natës, asfaltimi i rrugës “Agim Ramadani” ka përfunduar “, ka njoftuar Rama. tutje i pari i kryeqytetit bëri të ditur se rruga është e hapur për qarkullim për të gjithë qytetarët.
“Mëngjes të mbarë të gjithëve “, u shpreh ai tutje. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi:
sinjali.com
