Lipjan- Policia e Kosovës (PK) njofton se gjatë kontrollit në Qendrën Korrektuese në Lipjan janë gjetur substanca të dyshuara narkotike. Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti u iniciua si “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. “Qendra Korrektuese, Lipjan / – .
Është raportuar se gjatë kontrollit në lokacionin e lartcekur është gjetur substancë e dyshuar narkotike. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori ”, njofton Policia.
Burimi:
Bota Sot
