Katër muaj pas sulmit me granatë ndaj një shtëpie në fshatin Sfeqël të Podujevës, Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion të gjerë, duke bastisur shtëpitë e personave të dyshuar dhe duke sekuestruar armë, municion e pajisje të ndryshme ushtarake, raporton Sinjali.
Sinjali mëson ekskluzivisht se të dyshuarit në këtë rast janë Lavdim Zejnullahu-Parascan rreth 37 vjeç, Liridon Lushaku rreth 36 vjeç dhe Arif Zejnullahu rreth 26-vjeç, ndërsa viktimë e rastit është D. Sh.rreth 24 vjeç.
Sipas burimeve të Sinjalit, ngjarja kishte ndodhur më , kur ndaj shtëpisë së familjes Shaqiri në fshatin Sfeqël ishte hedhur një mjet shpërthyes që dyshohej të ishte granatë dore.
Fillimisht rasti ishte iniciuar si “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, por pas veprimeve hetimore dhe grumbullimit të provave, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është ricilësuar si “Vrasje në tentativë ”, “ Shtytje ” dhe “ Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” .
Më 21 korrik, me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë, hetuesit e Njësisë për Hetimin e Krimeve të Rënda, të asistuar nga Njësia Speciale Operative dhe njësia K9, kanë realizuar bastisje në dy lokacione në Podujevë.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e Lavdim Zejnullahu-Parascan, Policia ka sekuestruar dy pistoleta (njëra e dyshuar armë me gaz), 67 fishekë të kalibrave të ndryshëm, tre karikatorë për pistoleta, tre karikatorë për armë të gjata, një gëzhojë dhe pjesë të ndryshme armësh të gjata.
Ekskluzive | Sulmi me granatë në Podujevë, bastisen shtëpitë e të dyshuarve – gjenden armë e municion, dy persona në kërkim Ndërkohë, në shtëpinë e Liridon Lushakut është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, ndërsa ndaj tij është iniciuar një rast i veçantë për veprën penale “ Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” .
Arif Zejnullahu është intervistuar në lidhje me posedimin e paautorizuar të armëve dhe, me urdhër të Prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se Lavdim Zejnullahu-Parascan dhe Liridon Lushaku nuk janë gjetur në adresat e tyre gjatë aksionit. Të njëjtëve u janë lënë ftesa për paraqitje në Polici, ndërsa janë shpallur në kërkim policor.
Hetimet për rastin vazhdojnë. Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
