Arsenali ka bërë hapa të mëdhenj në përpjekjet për transferimin e sulmuesit të Atletico Madridit, Julian Álvarez. Sipas raportimit të CaughtOffside, drejtuesit e klubit madrilen u kanë bërë me dije përfaqësuesve të futbollistit se janë të gatshëm ta miratojnë një transferim drejt Arsenalit gjatë kësaj vere.
Një rol të rëndësishëm në negociata po luan drejtori sportiv i Arsenalit, Andrea Berta, i cili ka zhvilluar bisedime të drejtpërdrejta me Álvarezin. Raporti shton se sulmuesi argjentinas është i hapur për një rikthim në Premier League, duke e bërë Arsenalin një destinacion të mundshëm për vazhdimin e karrierës së tij.
Nëse bisedimet vazhdojnë me këtë ritëm, “Topçinjtë” mund të sigurojnë një nga përforcimet më të rëndësishme të afatit kalimtar veror.
