Një aksident i rëndë është shënuar këtë të mërkurë në afërsi të Rrethrrotullimit të Çermës në autostradën Rrogozhinë-Lushnje. Një furgon mallrash ka goditur nga pas një mjet bujqësor, i cili drejtohej nga shtetasi Ajet Kullolli, 50 vjeç. Përplasja ka qenë e fortë, ndërsa i plagosuri është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.
Policia e qarkullimit rrugor po punon për dokumentimin dhe zbardhjen e rrethanave në të cilat ka ndodhur aksidenti.
Burimi:
Bota Sot
