Deputetja e Aleancës së Kosovës, Time Kadrijaj, i është nënshtruar vullnetarisht testit që dëshmon përdorimin ose jo të drogës. Ajo tha se me këtë veprim synon të jap shembull dhe të ngris vetëdijen lidhur me përdorimin e substancave narkotike.
Në procesin e narko-testit që u krye mëngjesin e së hënës në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për të kryer testin, politikania u përcoll nga ekipi i KosovaPress. Rezultatet ndërkaq janë publikuar rreth orës , duke konfirmuar se deputetja ka rezultuar negative në testin për përdorim droge.
Rezultatet e testit për narkodrogë dalin negative, Kadrijaj: Jam e pastër “Po, mundeni edhe me e pa publikisht, secila analizë që është nxjerrë, të gjitha janë negative, kështu që jam e pastër”, u shpreh Kadrijaj. Pas përfundimit të testimit dhe publikimit të rezultateve, Kadrijaj tha se transparenca dhe llogaridhënia duhet të vlejnë edhe për zyrtarët publikë.
“E bëra me vullnet e dëshirë, sepse statistikat tregojnë që është rritur ndjeshëm, shumë është rritur numri i fëmijëve që konsumojnë drogë, të të rriturve, adoleshentëve. është një masë e madhe, një fenomen shqetësues. Andaj vullnetarisht kam dashur ta bëj testin e drogës.
Në mënyrë që ndoshta, në mënyrë institucionale të kërkohet që edhe nxënësit e shkollës fillore, por edhe nxënësit e shkollës së mesme, po edhe nëpër institucione të bëhet një ligj i cili i obligon të gjithë që ta bëjnë testin e drogës — narkotestin.
Në mënyrë që të gjejmë modele edhe mundësi që ata të trajtohen, ose në njëfarë forme nëse e dinë nxënësit se do të testohen, ndoshta do t’u jepet mundësia që të largohen prej këtij me të vërtetë vdekjeprurës. Ishin bëre bërë disa ndryshime.
Kadrijaj, që është politikanja e dytë e cila i nënshtrohet narko-testit, pas Burim Ramadanit, që e mori iniciativën, propozoi që testimi të rregullohet me ligj dhe të bëhet i detyrueshëm në institucione, por edhe në sistemin arsimor. “Duhet ta bëjmë një ligj që t’i detyrojë të gjitha institucionet, pavarësisht cilit sektor i përkasin.
Edhe Kuvendi, edhe Policia, edhe Ushtria, edhe shkollat, edhe mësimdhënësit, edhe mjekët, të gjithë duhet t’i nënshtrohen narkotestit, në mënyrë që të ketë transparencë dhe të luftohet ky fenomen i keq”, deklaroi ajo. Ajo I ftoi edhe deputetët tjerë që t’i përgjigjen sfidës për t’iu nënshtruar testimit. “Jini transparentë me publikun.
Nëse ekziston qoftë edhe pak dyshim dhe një deputet apo zyrtar i lartë sfidohet ta bëjë narkotestin e nuk e bën, atëherë vihet në pikëpyetje besueshmëria e tij”, u shpreh Kadrijaj. Testi bëhet në laboratorin e Klinikës së Gjinekologjisë, por vetëm më udhëzimin I cili paraprakisht merret në klinikën e Psikiatrisë.
