Mitropolia e Kosovës është sulmuar me tulla, ndërsa Policia e Kosovës ka nisur hetimet për identifikimin e personave që dyshohet se e kanë kryer sulmin. Bëhet e ditur se ngjarja ndodhi një ditë pasi Kryepeshkopi Nikoll Xhufka kishte bërë deklarata në Klan Kosova lidhur me regjistrimet e besimtarëve ortodoksë shqiptarë.
“Po vazhdon hetimi për t’i identifikuar personat që kryen veprën duke hedhur tulla në Mitropolinë e Kosovës. Kjo erdhi një ditë pas deklaratave publike në ‘Kosova Today’ të Kryepeshkopit Nikoll Xhufka. Ai dje deklaroi lidhur me regjistrimet që po bëhen ndaj besimtarëve ortodoksë shqiptarë në Kishën Ortodokse dhe në Mitropolinë e Kosovës, dhe këtu ka pasur disa konflikte.
Por nuk dihet nga kush ka ardhur ky sulm” , tha Hoda.