Spanja tallet keq me Ronaldon gjatë ceremonisë së festimit pas

0%

Një batutë për Cristiano Ronaldon u bë gjatë ceremonisë së festimit të Spanjës pas triumfit në Kupën e Botës, teksa mijëra tifozë u mblodhën në Madrid për të festuar suksesin e madh të kombëtares. Pas fitores ndaj Argjentinës në finale, skuadra e drejtuar nga Luis de la Fuente u prit nga rreth dy milionë tifozë në kryeqytetin spanjoll.

Skuadra prej 26 futbollistësh, së bashku me stafin teknik, u takua me familjen mbretërore spanjolle dhe kryeministrin Pedro Sanchez, përpara se të parakalonte nëpër rrugët e Madridit me një autobus të hapur, i cili mbante mesazhin: “Yjet shkëlqejnë së bashku”.

Festimet kulmuan në sheshin Cibeles, një nga vendet më të famshme të Madridit, ku rreth 120 mijë tifozë u mblodhën për të parë prezantimin e lojtarëve në skenë. “Je me fat që nuk ndodhi në kohën time”, Sergio Ramos me mesazh të ashpër ndaj yllit argjentinas Futbollistët e Spanjës u shfaqën me bluza ku shkruhej “Somos Campeones”, që në shqip do të thotë “Jemi kampionë”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Para se të ngjiteshin në skenë, secili lojtar u prezantua në mënyrë të veçantë nga moderatori Raul Ramos, i cili tërhoqi vëmendjen me një batutë ndaj Cristiano Ronaldos. Gjatë prezantimit të sulmuesit të Crystal Palace, Yeremy Pinos, moderatori tha: “Në Lomo del Chentchi, dikur e quanin Pino ‘Cristiano Ronaldo’. I vetmi ndryshim? Pino ka një Kupë Bote”.

Host Raúl Ramos while introducing Villarreal winger Yeremy Pino during Spain’s celebration: “Back in Lomo del Chentchi, they used to call Pino ‘Cristiano Ronaldo.’ The only difference? Pino has a World Cup.” by u/AgeNovel3566 in soccer Batuta shkaktoi të qeshura te tifozët e pranishëm dhe te bashkëmoderatori i ceremonisë.

Cristiano Ronaldo dhe Portugalia u eliminuan në fazën e 1/8 së finales nga Spanja, e cila më pas vazhdoi rrugëtimin deri te trofeu. Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Mikel Merino i Arsenalit në minutën e parë të kohës shtesë të pjesës së dytë./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi