Reja: Spanja e ka një identitet të qartë

0%

Trajneri i njohur italian, Edy Reja, e ka analizuar finalen e Kupës së Botës mes Spanjës dhe Argjentinës, duke theksuar e dallimin kryesor mes dy Kombëtareve. Në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, ish-selektori i Shqipërisë e vlerësoi organizimin e skuadrës spanjolle, ndërsa e nënvizoi ndikimin vendimtar të Lionel Messit te Argjentina. “Spanja luan në funksion të kolektivit.

Të gjithë lëvizin së bashku, mbrojnë dhe sulmojnë si ekip. Argjentina, nga ana tjetër, funksionon në bazë të Messit. Kur ai ndizet, i gjithë ekipi ngrihet në nivel.” Sipas trajnerit italian, ky është dallimi më i madh mes finalistëve të Botërorit. “Spanja e ka një identitet të qartë dhe një organizim të shkëlqyer.

Argjentina ka cilësi të mëdha, por prania e Messit mbetet faktori që ndryshon gjithçka, krejt luajnë për të.” Reja shtoi se të dy kombëtaret e merituan praninë në finale, pasi treguan vazhdimësi dhe cilësi gjatë gjithë turneut, por vlerësoi se loja kolektive e Spanjës është modeli që shumë skuadra do të përpiqen ta ndjekin në të ardhmen. /G

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot