FSHV: Një mundësi për të fituar përvojë

0%

Ekipi Kombëtar shqiptar U-20 i Femrave në turne ndërkombëtar stërvitor në Itali. “Me ftesë të Federatës Italiane të Volejbollit, në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Federatës Shqiptare të Volejbollit (FSHV) dhe Federatës Italiane të Volejbollit (FIPAV), ekipi kombëtar U20 i femrave ka udhëtuar drejt Italisë për të marrë pjesë në një kamp ndërkombëtar stërvitor që do të zhvillohet në Boario Terme nga 20 deri më 28 korrik.

Ky aktivitet është një mundësi për të fituar përvojë e duke u përballur me nivele të larta në volejboll. Federata Shqiptare e Volejbollit i uron suksese ekipit kombëtar, lojtareve dhe stafit teknik në këtë aktivitet ndërkombëtar, duke besuar se kjo eksperiencë do të kontribuojë në zhvillimin e mëtejshëm të volejbollit shqiptar”, ka njoftuar FSHV.

Burimi: Bota Sot