Fillon shembja e 11 vilave të ngritura ilegalisht në zonën e Ujmanit

0%

Shpërndaje në: Rezana Bozhlani Autoritetet kanë nisur aksionin për rrënimin e 11 vilave të ngritura ilegalisht, në zonën e Liqenit të Ujmanit, që ndodhet në veriun e banuar kryesisht me serbë. Veprimi u mor me kërkesë të ndërmarrjes publike hidroekonomike “Ibër-Lepenci”, në pronën e së cilës u ngritën objektet. Në Polici thanë se ofruan mbështetje për aksionin.

Edhe LAJMET E MBRËMJES 3 muaj më parë Valon Aliu dënohet me 24 vjet për vrasjen e ish-bashkëshortes Erona Cokli Drejtori i planifikimit dhe vlerësimit operacional në stacionin e Policisë në Mitrovicë, Erduan Baliqi, tha se ai do të përmbyllet shpejt. “Po thuajse janë në përfundim së shpejti do përfundojnë, megjithatë derisa të përfundojnë ne jemi këtu për sigurinë e tyre.

Në fakt kur kemi ardh në mëngjes sipas Ibër-Lepencit dy shtëpi kanë qenë me banorë mirëpo ata banorë për gjysmë ore besojë që e kanë liru shtëpinë dhe kanë vazhdu”, tha Baliqi. Para një muaji janë rrënuar 5 vilat e para në fshatin Çeçevë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Autoritetet kanë thënë se meqë Liqeni i Ujmanit së bashku me malin Mokna tashmë janë zona të mbrojtura, kanë përgjegjësi, pos për pronën, edhe për ruajtjen e ambientit. Drejtori i “Ibër Lepencit, Faruk Mujka, tha se do të rrënohen të gjitha objektet që identifikohen në këto zona.

Edhe LAJMET E MBRËMJES 6 muaj më parë Mësimi nis në shumicën e komunave, hapen thirrje për aplikim për dëmet nga përmbytjet “Ndërmarrja ka identifikuar pronat e saj të uzurpuara nga ndërtimet apo shfrytëzimet ilegale dhe ka bërë kërkesë pranë Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, nëpërmes Inspektoratit të Ministrisë, që t’i kthejë ato në gjendjen e mëparshme.

Aksioni do të vazhdojë deri në lirimin e të gjitha pronave publike”, tha Mujka. Në veri, ku u zhvillua aksioni, veprojnë struktura ilegale të Serbisë. Disa pronarë të vilave kanë thënë se parcelat i kishin marrë në shfrytëzim nga ndërmarrja publike serbe “Serbija Shume” dhe se për to kishin paguar qira.

Por, në “Ibër-Lepenc” kanë thënë se toka është pronë publike e Kosovës, nën administrimin e saj dhe se për të nuk mund të vendosë asnjë ndërmarrje serbe.

Burimi: Koha