Breshëri shkatërron plantacionin në Dubravë të Istogut, dëmtohen

0%

Plantacioni në Dubravë të Istogut ka pësuar dëme të konsiderueshme si pasojë e motit të ligë, ku breshëri ka goditur rëndë kulturat bujqësore. Pamjet e publikuara tregojnë se arrat janë dëmtuar në masë të madhe, me fruta të shpuara dhe të copëtuara nga goditjet e breshërit.

Po ashtu, dëme të dukshme kanë pësuar edhe specat, të cilët kanë vrima dhe plagë të shumta në sipërfaqe, si dhe vreshtat, ku kokrrat e rrushit janë çarë dhe dëmtuar rëndë.

Breshëri goditi Istogun, por mbrojtja shpëtoi plantacionin e boronicës në Gurakoc Sipas fotografive, intensiteti i breshërit ka shkaktuar humbje të mëdha në prodhim, duke goditur disa prej kulturave kryesore të plantacionit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Dëmet e shkaktuara pritet të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në rendimentin e sivjetmë, ndërsa fermerët mbeten në pritje të vlerësimit të plotë të pasojave të motit të keq. / Telegrafi

Burimi: Telegrafi