Basha: Lirohet për qarkullim rruga te Ura e Dollcit, punimet në aksin

0%

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha ka njoftuar se segmenti rrugor te Ura e Dollcit është liruar për qarkullimin e automjeteve, pas përfundimit të punimeve të minimit që kishin shkaktuar devijim të trafikut në këtë pjesë.

Sipas Bashës, gjatë zhvillimit të punimeve ishte vendosur një bajpas për të mundësuar qarkullimin e automjeteve, ndërsa me përfundimin e kësaj faze rruga tashmë është rihapur për lëvizje. Ai bëri të ditur se, ndërkohë, punimet në segmentet e tjera të rrugës Kijevë–Zahaq po vazhdojnë me intensitet të lartë.

Basha: Punimet në rrugën Kijevë–Zahaq po vazhdojnë, bajpasi te Ura e Dollcit pritet të lirohet brenda shtatë ditësh Ministri theksoi se realizimi i këtij projekti synon përmirësimin e infrastrukturës rrugore, rritjen e sigurisë në komunikacion dhe lehtësimin e qarkullimit për qytetarët që e shfrytëzojnë këtë aks rrugor.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Punimet në rrugën Kijevë–Zahaq pritet të vazhdojnë sipas dinamikës së paraparë deri në përfundimin e plotë të projektit.

Burimi: Telegrafi