Tronditet Elbasani, tre persona plagosen me armë zjarri

0%

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne në qytetin e Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur në verandën e një lokali në lagjen “Vullnetari”, duke shkaktuar panik te personat që ndodheshin aty. Policia në njoftimin e saj zyrtar për ngjarjen thotë se nga të shtënat ka mbetur i plagosur kamarieri i lokalit dhe dy persona të tjerë.

Ata janë transportuar për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa ndodhen jashtë rrezikut për jetën Në momentin e ngjarjes, në brendësi të lokalit ndodhej një oficer policie jashtë shërbimit, i cili, sapo ka dëgjuar të shtënat, ka dalë menjëherë dhe është vënë në ndjekje të autorit. Gjatë ndjekjes, autori ka hedhur armën e zjarrit dhe ka mundur të largohet në thellësi të lagjes.

Autoritetet vijojnë kontrollet për arrestimin e personit, i cili plagosi tre persona dhe më pas ia mbathi nga zona e krimit. Njoftimi i Policisë: Rreth orës , në lagjen “Vullnetari”, Elbasan, në verandën e një lokali, një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri, pistoletë, në drejtim të tre shtetasve: A. T., 32 vjeç, R. M., 31 vjeç, dhe B.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

H., 19 vjeç, të cilët janë plagosur, jashtë rrezikut për jetën. Në momentin e ngjarjes, në brendësi të lokalit ndodhej një oficer policie jashtë shërbimit, i cili, sapo ka dëgjuar të shtënat, ka dalë menjëherë dhe është vënë në ndjekje të autorit. Gjatë ndjekjes, autori ka hedhur armën e zjarrit dhe ka mundur të largohet në thellësi të lagjes.

Forca të shumta të Policisë kanë rrethuar zonën në një perimetër të gjerë dhe vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij. Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet në vendin e ngjarjes për sqarimin e plotë të rrethanave, si dhe për sekuestrimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Burimi: Telegrafi