Shpërndaje në: Në kryeqendrën e Spanjës, Madrid, por edhe në qytete tjera, të hënën pati festë të madhe. Spanja fitoi Botërorin për herë të dytë pas viti 2010. Në finalen të cilën e dominoi plotësisht të dielën, Spanja mposhti Argjentinën me rezultat 1:0. Golin e vetëm e shënoi Ferran Torres në kohën shtesë. Spanja festoi triumfin e saj në Kupën e Botës me qindra mijëra tifozë në Madrid.
Futbollistët parakaluan nëpër rrugët e Madridit me autobusë të hapur. Skuadra e Spanjës zbarkoi në kryeqytetin spanjoll në orët e para të së hënës, përpara se të takonin Mbretin Felipe VI dhe Mbretëreshën Letizia. Pastaj ata u nisën nëpër rrugë me një autobus të hapur drejt Sheshit “Plaza de Cibeles”, ku tifozët ishin mbledhur që nga mëngjesi për të siguruar vend.
Pasoi një natë e gjatë feste në gjithë vendin, me mbështetësit që gëzoheshin për fitoren e Spanjës pas 16 vjetësh.
