Një shtëpi katërkatëshe në “Rrugën A” në Prishtinë rrezikon të shembet pasi themelet e saj kanë lëvizur dhe objekti është anuar. KALLXO.com ka qenë në vendin e ngjarjes, ku ka parë se pjesa e poshtme e objektit është dëmtuar, ndërsa shtëpia vazhdon të jetë lehtësisht e qasshme për kalimtarët. Masat e sigurisë në këtë zonë kufizohen vetëm në disa shirita paralajmërues.
Pronarja e shtëpisë, Shqipe Berisha Maxhuni, ka deklaruar se kjo nuk është hera e parë që familja përballet me rrezikun nga shembja e objektit. Sipas saj, vitin e kaluar ata u detyruan ta braktisnin shtëpinë pas frikës se mund të shembej. Ajo ka thënë se para nisjes së punimeve në “Rrugën A”, në vitin 2024, kishin kërkuar sqarime nga përgjegjësit nëse shtëpia e tyre ishte e rrezikuar.
“Për shkak të punimeve në ‘Rrugën A’ që kanë filluar në vitin 2024, kemi dalë me bashkëshortin dhe u kemi thënë: ‘A jemi të rrezikuar ne?’, dhe kanë thënë: ‘Jo, se largësia e bën të pamundur që ju me qenë të rrezikuar’. Por pa asnjë vendim, vetëm me gojë”- ka deklaruar ajo.
Berisha Maxhuni ka rrëfyer se në maj të vitit 2025 familja kishte përjetuar një moment paniku, pasi sipas saj, gjatë natës është dëgjuar një krismë e madhe dhe objekti kishte pësuar dëmtime. “Më , në orën të mbrëmjes, kemi qenë brenda krejt familja. Veç u dëgju një krismë shumë e madhe, u ndal rryma dhe i thash bashkëshortit: ‘Na ramë poshtë’.
Tmerr, frikë, ankth”- ka thënë Berisha Maxhuni. Ndërsa, për shkak të rrezikut, kjo familje ishte evakuuar. Të premten () familja tregon se kishte marrë vesh nga fqinjët se shtëpia kishte pësuar përsëri dëmtime të tjera, veçse kësaj here kishte pësuar lëvizje i gjithë themeli i shtëpisë.
“Të premten jemi njoftuar prej kojshive që shtëpia është rrënuar, sepse paraprakisht na kanë evakuuar prej këtu. Përkundër që s’kam lënë derë pa trokitur për me e mbrojtur shtëpinë, ata prapë kanë filluar me punime”- ka deklaruar pronarja Berisha. Ajo ka kërkuar që dëmi t’i vlerësohet dhe të kompensohet.
Nga Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës kanë thënë se rasti është trajtuar që nga viti 2025 dhe se familja është larguar nga objekti për shkak të rrezikut. Drejtori i kësaj Drejtorie, Lulzim Fushtica, ka deklaruar se banorët janë vendosur në banesë me qira, të paguar nga kjo drejtori.
“Në vitin 2025 ka ndodhur për herë të parë që kjo shtëpi të jetë e rrezikuar dhe që nga ajo kohë i kemi larguar qytetarët dhe janë të vendosur në banesë me qira që paguhet nga Drejtoria e Sigurisë dhe Emergjencave”- ka thënë Fushtica Në NJë INTERVISTë PëR kallxo.COM . Sipas tij, në objekt janë vendosur masa mbrojtëse, por rrëshqitja e dheut ka shkaktuar dëmtime të mëtejshme.
“Masat janë marrë, janë vendosur pilotat, por për shkak të rrëshqitjes së dheut ka ardhur deri te dëmtimi më i madh i kësaj shtëpie”- ka deklaruar ai. Fushtica ka thënë se inspektorët kanë qenë disa herë në vendin e ngjarjes dhe se janë vendosur shirita për ndalimin e qarkullimit.
Ai ka paralajmëruar se nëse pronari nuk e rrëzon objektin vetë, atëherë këtë mund ta bëjë Komuna për të shmangur një rrezik tjetër. Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar për KALLXO.com se rasti është raportuar më në rrugën “Kalaja e Prizrenit”, në afërsi të rrugës “A”.
Sipas Prokurorisë, një person është intervistuar në cilësinë e palës së dëmtuar dhe ka deklaruar se është larguar nga shtëpia pasi objekti kishte filluar të lëvizte dhe paraqiste rrezik për qëndrimin e mëtejmë në të.
Njoftohet se prokurori kujdestar ka urdhëruar njoftimin e Inspektoratit kompetent dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore dhe procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit. KALLXO.com ka tentuar të marrë një sqarim edhe nga kompania “Sa Sallahu”, e cila është duke i kryer punimet në rrugën “A”, por deri në publikimin e këtij artikulli nuk ka qenë e qasshme.
